Mushkolaj: Presim vetëm vendimin nga Presheva - Bota Sot
Mushkolaj: Presim vetëm vendimin nga Presheva

Lajme

Mushkolaj: Presim vetëm vendimin nga Presheva

Më: 20 janar 2013 Në ora: 18:26

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për Rrafshin e Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj, është shprehur i gatshëm për çfarëdo veprimi pas heqjes me forcë të Lapidarit të ushtarëve të rënë të UÇPMB-së, në Preshevë.

Ai tha se veteranët e UÇK-së janë duke pritur vetëm vendimin e udhëheqësve të Preshevës.

“Vetëm qyqaret si Serbia dinë të bëjnë kësi gjërash. Ne do të presim se cilën rrugë do të ndërmarrin vëllezërit tanë atje. Ne kemi biseduar me ata atje, jemi në kontakt, të gjithë janë të shqetësuar dhe ne do të presim se si do të vendoset”, ka thënë Mushkolaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...