Vendosi edhe Kushtetuesja, Nazmi Mustafi në burg - Bota Sot
Vendosi edhe Kushtetuesja, Nazmi Mustafi në burg

Lajme

E martë, 20 nëntor 2018

Vendosi edhe Kushtetuesja, Nazmi Mustafi në burg

Më: 31 janar 2014 Në ora: 08:20

Ishte vendosur në krye të Task-Forcës me pretendimin për ta luftuar korrupsionin, por në fund, për shkak të korrupsionit, përfundoi vetë në burg.
Ky është ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Nazmi Mustafi. Ai është dënuar me 5 vjet burg dhe gjobë prej 10 mijë eurosh, nga një panel i Gjykatës Themelore të Pejës më 23 maj 2013.
Që nga ajo kohë, Mustafi ndodhet prapa grilave, ndonëse përpjekjet e tij për të dalë nga aty nuk kanë ndaluar asnjëherë.
Madje tentimet për të gjetur çelësin ligjor të daljes nga burgu, duke shfrytëzuar mundësinë e dorëzanisë, e kanë shtyrë t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese.
Por kjo e fundit me vendimin e vet të publikuar në dhjetor 2013, ia refuzoi ish-prokurorit Mustafi këtë mundësi.
Ish-prokurori Mustafi, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, konteston vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, të 1 qershorit 2013, e cila gjithashtu e kishte refuzuar ankesën e tij si të pabazuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test