Clinton: Ndërhyrja në Bosnje dhe në Kosovë, ishin vendime të rëndësishme (Foto) - Bota Sot
Clinton: Ndërhyrja në Bosnje dhe në Kosovë, ishin vendime të rëndësishme (Foto)

Lajme

Clinton: Ndërhyrja në Bosnje dhe në Kosovë, ishin vendime të rëndësishme (Foto)

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 11:48

(I plotësuar) - Në përkujtimin e masakrës së Srebrenicës, nuk ka munguar reagimi i Bill Clinton, që në vitet e luftës ballkanike ishte President i Shteteve të Bashkuara.
“Ato që kam bërë si President i SHBA në Bosnjë dhe më pas në Kosovë kanë qenë nga vendimet e mia më të rëndësishme”, ka thënë Clinton, i pranishëm në Srebrenicë.

“Më vjen keq që u desh kaq shumë kohë për të arritur unitetin mes aleatëve dhe të vendosnim për përdorimin e forcës për të ndalur dhunën”, ka thënë ai.

Clinton ka falënderuar edhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që gjeti kurajon për të shkuar atje dhe se pret që të njëjtën gjë të bëjë edhe Presidenti Tomisllav Nikoliç.
Vuçiq pritet me fishkëllima në Srebrenicë, Clinton dhe Albright duartrokiten

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para pak çastesh ka arritur në Srebrenicë. Ai posa ka arritur nuk është pritur aq mirë nga turma që janë prezent në vendin ku 20 vite më parë u bë krimi makabër.

Vuçiq u prit me britma dhe fishkëllima, por që situata nuk ishte aq dramatike për shkak të nivelit të lartë të masave të sigurisë.

Ardhjes së e kryeministrit të Qeverisë serbe i parapriu kordoni i madh i policisë.

Ajo që ka mirëpritur Vuçiqin ishte një grua e quajtur Hatixhe Mehmedoviç.

Nga ana tjetër, ardhja e delegacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, respektivisht ish-presidentit, Bill Clinton dhe Madeleine Albright është pritur me duartrokitje.

Ndryshe, 20 vjet më parë, mes 11 dhe 18 korrikut, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, u krye masakra e Srebrenicës.

Tragjedia që u mori jetën 8300 personave, ishte një ndër pjesët më të errëta të historisë së kohëve të fundit në Evropë.

Në ato ditë, trupat serbo-boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiq, hynë në Srebrenicë dhe masakruan popullsinë myslimane. 8300 të vdekur është bilanci zyrtar, por banorë të Srebrenicës, të mbijetuar nga masakra, deklarojnë se viktimat mund të jenë më shumë se 10 mijë.

Srebrenica konsiderohet si masakra më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo masakër është trajtuar si gjenocid nga Tribunali i Hagës dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...