Ministri serb i Mbrojtjes: Sulmi ndaj Vuçiqit, tentim për vrasje! (Video)

Lajme

Ministri serb i Mbrojtjes: Sulmi ndaj Vuçiqit, tentim për vrasje! (Video)

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 16:45

Pushteti i Serbisë, incidentin e sotëm në Srebrenicë në të cilin u përfshi kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, e quajti “tentim vrasje”.

Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, një turmë prej disa personash kanë hedhur gurë e shishe në drejtim të Vuçiqit.

“Është një sulm skandaloz dhe mund të them se mund të shihet si tentim vrasje”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, në televizionin serb “Pink”, raporton Reuters, transmeton Koha.net. “Bosnja ka dështuar në krijimin e kushteve minimale për sigurinë e kryeministrit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat