Ndërroi jetë akademik Mark Krasniqi - Bota Sot
Ndërroi jetë akademik Mark Krasniqi

Lajme

Ndërroi jetë akademik Mark Krasniqi

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 07:01

Sot pas mesnate rreth orës 00.35 minuta në Qendrën Intensive të QKUK-së ndërroi jetë akademik Mark Krasniqi.

Lajmin e ka konfirmuar mjekja kujdestare Agreta Gecaj- Gashi. Ajo tha se pacienti Mark Krasniqi rreth 35 minuta pas mesnate ndërroi jetë.

Profesor Mark Krasniqi u shtri në QKUK dy ditë më parë pas një përkeqësimi të shëndetit të tij.

Mark Krasniqi ishte një nga nga figurat me të cilat identifikohet Republika e Kosovës.

Ai ishte njëri ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Ibrahim Rugovës.

Për punën shkencore dhe angazhimin e tij në planin shoqëror, politik dhe kombëtar mori shumë mirënjohje dhe dekorata, ndër të cilat edhe “Medaljen e Artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” nga Presidenti historik I. Rugova në vitin 2003 dhe çmimin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, B. Nishani në vitin 2014.

Me këtë rast, gazeta kombëtare “Bota sot” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi, miqve dhe dashamirëve të tij gjithandej Kosovës dhe mbarë botës shqiptare.

Mbledhja komemorative dhe homazhet do të mbahen në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njofton opinionin e gjerë se ditën e diel, më 30 gusht 2015, në orën 13:00, do të mbahet mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së akademik Mark Krasniqit, ndërsa homazhet nga ora 13:30-15:00, në mjediset e Akademisë.

Arkivoli me trupin e pajetë të akademik Mark Krasniqit, do të niset për në varrezat e Prishtinës nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në orën 15:00, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 17:00.

Lexoni po ashtu:

>>>Presidentja: Vdekja e Akademik Krasniqit, humbje e madhe për Kosovën

>>>Mustafa: Krasniqi la gjurmë të pashlyeshme

>>>Thaçi: Vdiq një nga figurat e shquara të botës intelektuale dhe politike shqiptare

>>>Haradinaj: Akademik Krasniqi, një nga ikonat e luftës për lirinë e Kosovës

>>>Berisha: Akademik Krasniqi, Shkëmb i palëkundur i alpeve shqiptare

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...