Preshevarët ua lëshojnë refugjatëve shtëpitë në ndërtim (Foto)

Lajme

Preshevarët ua lëshojnë refugjatëve shtëpitë në ndërtim (Foto)

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 20:49

Banorët e Preshevës ua lëshuan grave refugjate me fëmijë të vegjël shtëpitë e veta që janë të ndërtuara, por të papërfunduara, për t’u strehuar nga shiu dhe të ftohtit.

Siç njofton agjencia Tanjug, para qendrës së pranimit në Preshevë sonte në radhë presin ndërmjet 3.500 deri 4.000 njerëz, ndërsa shiu që bie pandërprerë tërë ditën dhe natën po e rrit tensionin në mesin e refugjatëve, kështu që kohë pas kohe mund të dëgjohen edhe zhurmë e zëshme dhe zënka ndërmjet tyre.

Policia është tërë kohën e pranishme përpara Qendrës së pranimit dhe mban situatën nën kontroll./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat