Janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të këshilltarëve legjitim shqiptarë të tria kuvendeve të Preshevës, Buajnocit e Medvegjës.
Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, ka ftuar tashmë të zgjedhurit legjitim, dhe gjithçka, sipas tij është gati.
Konfirmimin e tyre e kanë dhënë tashmë përmes firmave edhe shumica e këshilltarëve të tria kuvendeve.
Ata presin që përmes Asociacionit të avancojnë të drejtat e tyre duke marr për bazë veprimin e serbëve në Republikën e Kosovës.
Përderisa tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme që të mbahet Seanca e jashtëzakonshme e këshilltarëve legjitim të shqiptarëve të tria Kuvendeve të Luginës për formimin e Asociacionit të komunave Shqiptare, njohës të çështjeve në këtë zonë, janë shprehur pesimist në suksesin e këtij institucioni.
Sipas tyre, ky formacion nuk ka legjitimitet juridik sikur që nuk ka as mbështetjen e tërësishme të popullatës shqiptare të këtushme.
Përkundër kërcënimeve të zyrtarëve të lartë serb, Asociacioni i Komunave Shqiptare në Luginë pritet të marrë dritën jeshile për themelim të saj.
Shqiptarët në Preshvë, Bujanoc e Medvegjë, që nga fillimi i pluralizmit politik në vitet e `90-ta, kanë vepruar në përpjekje të realizimit të drejtave të tyre legjitime.
Referendumi i vitit 1992, lufta e UÇPMB-së dhe marrëveshja e Konçulit, llogariten vlera kapitale kombëtare. ndërkohë përfshirja në të gjitha nivelet institucionale të shtetit serb, që nga pushtetet lokale, ato republikane dhe së fundi formimi i Këshillit Nacional Shqiptarë, nuk kanë dhënë rezultate konkrete në avancimin e të drejtave më elementare.