Hollande paralajmëron fundin e Europës…dhe luftë totale - Bota Sot
Hollande paralajmëron fundin e Europës…dhe luftë totale

Lajme

Hollande paralajmëron fundin e Europës…dhe luftë totale

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 18:46

Për herë të parë pas 26 vjetësh, kryetarët e Gjermanisë dhe Francës dalin sëbashku përpara Komisionit Europian për të folur për problemet e BE-së. Hollande ka treguar se zgjerimi i luftës në Lindjen e Mesme do shkaktonte krizë dhe mbase konflikte edhe në Europë, anadaj duhet të punohet me të gjithë partnerët, qoftë edhe me Iranin dhe Rusinë për të zgjidhur krizën siriane.

“Debati duhet të kuptohet jo si Europë më e vogël ose Europë më e madhe, por si fuqizim i Europës ose fundin e saj,” tha mes tjerash presidenti francez Francois Hollande.

Ai potencoi se duhet të ndihmohet më tepër Turqia që mban 2.2 milion refugjatë, që ti shkollojë dhe ti lejojë të punojnë refugjatët, pasi ndryshe fluksi i tyre në Europë është i pandalshëm./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...