​Ivanoviqit 9 vjet burg, tjerët lirohen - Bota Sot
​Ivanoviqit 9 vjet burg, tjerët lirohen

Lajme

​Ivanoviqit 9 vjet burg, tjerët lirohen

Më: 21 janar 2016 Në ora: 11:19

(E plotësuar) - Lideri i Iniciativës qytetare serbe Oliver Ivanoviq është shpallur fajtor për krime lufte

Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka shqiptuar atij dënimin me nëntë vjet burg. Ivanoviq është akuzuar për veprën penale krime lufte të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë vitit 1999 dhe 2000.

Ai është dënuar për pikën e parë të aktakuzës derisa për të veprën e dytë penale që ka të bëjë me nxitje për vrasje të civilëve në vitin 2000 është liruar.

Të akuzuar bashkë me Ivanoviqin në këtë rast janë edhe ish komandanti i MUP-it Dragolub Delibashiq, Ilija Vujaçiq dhe Aleksandër Llazoviq të cilët janë shpallur të pafajshëm nga të gjitha akuzat për vrasje dhe vrasje të rëndë në prill 1999 dhe më 3 shkurt të vitit 2000 në Mitrovicë.

Oliver Ivanoviq është arrestuar në janar të vitit 2014 ndërsa ka kaluar 20 muaj në paraburgim deri në shtator të vitit 2015 kur edhe i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Sipas aktakuzës më 14 prill 1999, nà « rrugën “Miladin Popoviq”, tani “Ahmet Selaci” dhe në rrugën për në Bair, Ivanoviq duke vepruar si komandant i Stacionit në Mitrovicë në kuadër të MPB të Republikës Federale të Jugosllavisë urdhëroi një grup të caktuar të policëve që të bëjnë krime lufte kundër personave që nuk ishin direkt të përfshirë në luftime dhe me këtë urdhëroi që të kryejnë vrasjen e viktimave të nacionalitetit shqiptar, e që janë: Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi, Mehmet Sefari, Isa Mustafa, Xhemshit Smajli, Behxhet Ferizi, Mentor Mehana dhe Shefki Kosumi.

Si rezultat i kësaj, nën komandën dhe kontrollin e Ivanovicit janë pushkatuar për vdekje Fatmir Mustafa, Skënder Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Sefari.

Ndërsa pas luftës, më 3 shkurt të vitit 2000 grupe të policëve të MUP-it dhe të Rojave të Urës iu bashkuan një grupi spontan të serbëve të Mitrovicës Veriore, të cilët hynë në ndërtesat ku jetonin familje t shqiptare, me qëllim të dëbimit të tyre dhe me qëllim final që t’i vrisnin, dhe i vranë personat në vazhdim duke përdorur mjete eksplozive, armë dhe thika:

Viktimat ishin: Nderim Ajeti, Nexhmije Xhaka, Sebiha Abrashi, Remzije Canhasi, Muharrem Sokoli, Selime Berisha, Nezir Voca, Shqipe Voca, Bashkim Rukeci dhe Nimon Sejdiu.

Nga aksioni i parë, ku janë përdorur mjete eksploduese, armë dhe thika kanë mbijetuar me lëndime të rënda Rrezarta Ajeti, Nexhmedin Ajeti dhe Emine Ajeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...