Beogradit nuk i pëlqen barazimi i Ivanoviqit me politikanët “terroristë” të Kosovës - Bota Sot
Beogradit nuk i pëlqen barazimi i Ivanoviqit me politikanët “terroristë” të Kosovës

Lajme

Beogradit nuk i pëlqen barazimi i Ivanoviqit me politikanët “terroristë” të Kosovës

Më: 22 janar 2016 Në ora: 12:04

Zyrtarë nga Serbia edhe sot merren me “rastin Ivanoviq” i dënuar dje nga trupi gjykues i EUELX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës veriore me nëntë vjet burgim për krime lufte kudër shqiptarëve në vitet 1999 e 2000.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë për RTS se nuk është normale që drejtësia dhe opinioni publik liderët e Kosovës, të cilët kanë qenë udhëheqës të UÇK-së (ai e quan “terroriste”) i konsiderojnë politikanë, ndërsa Oliver Ivanoviq shënjohet si kriminel lufte.

Aktgjykimi i Oliver Ivanoviqit nuk është i plotfuqishëm.

Avokatë do të ushtrojnë ankesë, por, ka thënë Gjuriq, nuk ka avokatë që mund të ndihmojnë procesit të motivuar politikisht.

Ai ka theksuar se aktgjykimi nuk duhet shikuar i izoluar nga zhvillimet tjera, sepse, ai dërgon sinjale të këqija për Serbinë dhe për popullin serb.

Sipas tij, ka moszbatime të elementëve kryesorë të Marrëveshjes së Brukselit – Marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave serbe, edhe pse Qeveria ia ka dalë ta detyrojë Prishtinën para bashkësisë ndërkombëtare që ta zbatojë këtë e tani që ka ardhur moment ta bëjë këtë, Prishtina po ngurron e edh nga anash nuk po nxitet mjaftueshëm.

"Ka ardhur momenti që politikën tonë ta përshtatim sipas sjelljes së palës tjetër në dialog. S’ka dilemë se gjërat duhet të zgjidhen me dialog, por në tryezën që e pret diçka edhe Serbinë, e jo në tryezën ku Serbisë vetëm i vihen kushte e në anën tjetër pala tjetër nuk e zbaton as atë që është obliguar”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, Serbia ka qasje përgjegjëse dhe racionale në raport Prishtinën dhe se ka bërë maksimumin për normalizimin e marrë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...