Zafir Berisha i thotë Isa Mustafës mbeturinë - Bota Sot
Zafir Berisha i thotë Isa Mustafës mbeturinë

Lajme

Zafir Berisha i thotë Isa Mustafës mbeturinë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 20:05

​Fundërrinë e mbeturinë i ka thënë kryeministrit Isa Mustafa, deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha. Pasi që Mustafa lëshoj një postim në facebook ku shkruante se “ku po i merr paratë opozita për aktivitete e protesta”, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Berishës, ku i thotë Mustafës se po dëshiron të kthejë Serbinë në Kosovë, përmes “Zajednicës”.

Ja postimi i plotë deputetit Zafir Berisha”

”Vetëm një idiot si Isa Mustafa mundet me pytë kështu...

..Kryeministri pyet Opozitën: Ku po i merrni paratë për aktivitete kundër Shtetit,,

Sipas logjikës së poshtër të barkëqitjes sllave të këti soji i bjen që ky e don shtetin e ne jo. Miq të nderuar a ka ma poshtërsi që dikushë që i thotë vetit kryeministër me mendu kështu, se me thën puplikishtë kjo e kalon edhe poshtërsin.

Isa Mustafa e fundrrinë, kush sa e don shtetin kan qen do kohë për me tregu vehten në praktikë dhe po shihet se kush do me kthy Serbin ne Kosovë përmes projektit serbë ,,zajednica,,.

Fjalori i juaj Is mbeturuna nuk është i panjohur për ne që i kem do vjet, ky është fjalori i regjimit të dikurshëm fshistë të Serbisë që qanaklëpirsat e përdornin për me i përqa shqiptarët.

Z.B”, ka shkruar Berisha./KosovaPress

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...