Meta "ndez" debatin për gjuhën shqipe në parlamentin e Malit të Zi

Lajme

Meta "ndez" debatin për gjuhën shqipe në parlamentin e Malit të Zi

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 15:30
Genci Nimanbegu

Përdorimi i gjuhës shqipe është bërë shkak i përplasjeve të ashpra në parlamentin e Malit të Zi. Gjithçka nisi kur deputeti shqiptar Genci Nimanbegu përfundoi fjalimin e tij në shqip dhe kërkoi që gjuha shqipe të përdorej në parlamentin malazez. Pas kësaj, i ashpër ka qenë reagimi i deputetit proserb, Milan Nkezheviç.

Pasi Nimanbegu përfundoi fjalën e tij në shqip, Nkezheviç mori fjalën dhe pyeti se nëse diçka e ngjashme ndodh në parlamentin e Shqipërisë. Deputeti proserb shtoi se nëse në parlamentin e Malit të Zi do të flitet shqip, ai nuk do të komunikojë me deputetët shqiptarë. Ai me ironi tha se ndërkohë që deputetët shqiptarë flasin shqip, dëshiron të dëgjojë me kufje këngët e preferuara.

Në debat u kujtua kryeparlamentari i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili përshëndeti deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, në gjuhën shqipe. Ky fakt u prit edhe me protesta nga ana e serbëve në shtetin malazez. Në reagimin e tij, deputeti serb e quajti Metën si “bashkëpunëtor të ngushtë të Enver Hoxhës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat