Majlinda para medieve të botës përlotet derisa flet për Kosovën

Lajme

Majlinda para medieve të botës përlotet derisa flet për Kosovën

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 00:39
Majlinda Kelmendi

Historia e Majlinda Kelmendit është shndërruar një histori motivuese jo vetëm për fëmijët nga Kosova, por për ata nga e gjithë bota.

Xhudistja nga Peja, ka arritur që në pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike, të ngritë lartë flamurin e Kosovës, duke fituar medaljen e artë.

Pas këtij triumfi, para medieve të shumta të botës, që shprehin interesim të madh të merrnin një deklaratë nga ajo, Majlinda Kelmendi me lot në sy shpreh gëzimin për suksesin e arritur në Rio, për suksesin që ia dedikon Kosovës së saj.

“Njerëzit, sidomos fëmijët në Kosovë, më shikojnë mua si një heroinë. Unë vetëm kam dëshmuar para tyre se pas luftës në Kosovë, nëse ata duan diçka mund ta kenë. Në qoftë se ata duan të jenë kampionë olimpik, mund të bëhen”, deklaron Majlinda para medieve të huaja me lot në sy.

Këtë video shumë emocionuese, mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat