Nisma: Çfarë cilësie kur s’ka libra

Lajme

Nisma: Çfarë cilësie kur s’ka libra

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 19:57
Nxënësit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nuk e ka përmbushur premtimin për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore në Komunat e Kosovës. Ky mos furnizim me tekste shkollore përpos që është shqetësuese për komunitetin kjo ndikon drejtpërsëdrejti edhe në cilësinë e arsimit.

NISMA për Kosovën ka reaguar lidhur me këtë shqetësim, duke thënë se kjo është një qasje të cilën e ka bërë MASHT-i sa për sy e faqe e në të kundërtën Republika e Kosovës ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme, kompetente dhe që arsimit në Kosovë i jep prioritet e jo vetëm konferenca shtypi.

Sipas tyre, ky është një mos seriozitet i përgjithshëm i Qeverisë së Kosovës, gjë që e nëpërkëmb përkushtimin e qytetarëve dhe personelit arsimor të përkushtuar.

“Kaloi edhe java e tretë e shtatorit, dhe furnizimi me tekste mësimore falas është ende pjesë e shqetësimeve në komunitetin shkollor. Ndër angazhimet gjoja me përkushtim, të MASHT-it, është edhe fusha e cilësisë. Për çfarë cilësie mund të bisedojmë kur edhe viti shkollor, e gjeti sistemin tonë arsimor me pengesa serioze në furnizimin me tekste mësimore”, thuhet në një komunikatë të Nismës për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat