Policia zvicerane arreston oficeren nga Kosova për vrasjen e djalit të shovinistit serb në Bosnje

Lajme

Policia zvicerane arreston oficeren nga Kosova për vrasjen e djalit të shovinistit serb në Bosnje

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 08:08
Ilustrim

Shqiptarja nga Kosova,  E.V është arrestuar nga policia kantonale në Neuchatel te Zvicër për shkak të vrasjes se djalit të  një shovinisti serb Sllobodan Stojanoviç në Kamenicë të Bosnjës ne vitin 1992, kur në Kosove atëbotë helmoheshin e masakroheshin fëmijët e Kosovës. 

Sipas burimeve të “Presheva jonë”, krimi ka ndodhur nw vitin 1992 ne Kamenice afër Zvorniku kur atëbotë oficerja nga Kosova në ushtrinë e Bosnjës kishte 32 vjeç.

Shqiptarja nga Kosova E.V e arrestuar nw Zvicër, sot ka  56-vjeç  akuzohet për krime lufte gjatë konfliktit të Bosnjës.  E. V.  akuzohet se në vitin 1992 torturoi e më pas masakroi me thikë për vdekje, djalin e shovinistit serb Sllobodan Stojanoviç në Kamenicë të Bosnjës.

Shqiptarja ka qenë pjesë e të ashtuquajturës ushtri e Bosnje-Hercegovinës që luftonte kundër grupeve militante të serbëve të Bosnjes.

E akuzuar për vrasjen e  S.S është arrestuar nga policia e kantonit te  Neuchatelit me kërkesë të Prokurorisë së BH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat