Menaxhmenti i Trepçës: Zotohemi për marrjen e obligimeve

Lajme

Menaxhmenti i Trepçës: Zotohemi për marrjen e obligimeve

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 21:12
ilustrim

Menaxhmenti dhe Sindikata e Ndërmarrjes Trepça ka falënderuar qeverinë e Kosovës në lidhje me procedimin e Ligjit për Trepçën.

Në një komunikatë për media të kësaj ndërmarrje, thuhet se ky hap me interes për të gjithë ka qenë i shumëpritur nga të gjithë punëtorët dhe menaxhmenti i  kësaj ndërmarrje.

“Falënderojmë të gjithë ata që votuan pro ligjit për Trepçën, sepse duke votuar kështu, do të bëhen pjesë e fillimit të epokës së zhvillimit për Trepçën, ndërsa ne si menaxhment dhe sindikata e pavarur e punëtoreve të Trepçës, zotohemi për marrjen e obligimeve zhvillimore të Trepçës”, thuhet në fund të komunikatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat