Edhe kjo ndodh në Gjykatën e Skenderajt: Punëtorja luan me topa për qejfin e vet

Lajme

Edhe kjo ndodh në Gjykatën e Skenderajt: Punëtorja luan me topa për qejfin e vet

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 09:47
Punëtorja

Në Gjykatën e Skenderajt, e cila është degë Gjykatës Themelore të Mitrovicës, orari i punës është duke u shfrytëzuar për lojëra.

Media ka arritur ta siguroi një fotografi, nga ku shihet një punëtore e kësaj gjykate, duke luajtur me një nga lojërat kompjuterike.

Fotografinë në fjalë e ka publikuar në rrjetin social Facebook një qytetar i Komunës së Skenderajt, i cili duke ironizuar thotë se kjo është “arsyeja pse në gjykata bëhet grumbullimi i lëndëve“.

Sipas këtij qytetari, ngjarja thuhet se ka ndodhur dje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat