Ambasadori serb: Kosova do ta ketë të vështirë anëtarësimin në UNESCO

Lajme

Ambasadori serb: Kosova do ta ketë të vështirë anëtarësimin në UNESCO

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 17:26
Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq

Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq ka thënë se për shkak të rrethanave ndërkombëtare, Kosova do ta ketë shumë më të vështirë të lobojë për një anëtarësim eventual në këtë organizatë.

Sipas tij, kur Kosova nuk ka pasur sukses të antëarësohet në vitin 2015, kjo do të jetë shumë më e vështirë këtë vit pasi situata sipas tij është e pafavorshme.

Në një intervistë për mediat, ai ka sugjeruar që Kosova të mos aplikojë fare pasi shansat që të bëhet vend anëtar në UNESCO i ka të pakta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat