E dhimbshme: Ja si e kujton Astrit Deharin bashkëshortja e tij në ditëlindjen e 27-të

Lajme

E dhimbshme: Ja si e kujton Astrit Deharin bashkëshortja e tij në ditëlindjen e 27-të

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 14:07
Arta me Astrit Deharin

Astrit Dehari, aktivisti i Vetëvendosjes i cili gjeti vdekjen para disa muajve në qelinë e burgut, sot do të festonte ditëlindjen.

Është bashkëshortja e tij Arta, ajo e cila e ka kujtuar në ditëlindjen e tij të 27-të.

“Me mungon çdo dit e më shumë jeta jeme….”, ka shkruar Arta përbri fotografisë.

Por përveç familjarëve, Deharin e ka kujtuar edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

“Sot Astriti do ti mbushte 27 vjet. Një student i dalluar, aktivist i pashoq, i gatshëm për punë gjithmonë u ndal padrejtësisht në kulmin e aktivizmit”, ka shkruar Ahmeti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat