Agjentët që tentuan ta destabilizojnë Malin e Zi janë pjesëtarë të shërbimit sekret GRU

Lajme

Agjentët që tentuan ta destabilizojnë Malin e Zi janë pjesëtarë të shërbimit sekret GRU

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 20:44
Agjentët e arrestuar në Mal të Zi

Qytetarët rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov – të dyshuarit kryesorë për organizimin e aktiviteteve terroriste në Mal të Zi – janë agjentë të zbulimit ushtarak rus, GRU (Glavnoye Razvedyvatel’noye Upravleniye – Agjencia Kryesore e Inteligjencës e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse), shkruajnë mediat e Podgoricës.

Shishmakov ishte atashe ushtarak në Ambasadën ruse në Poloni, ndërsa për destabilizimin të Malit të Zi dhe ndalimit të anëtarësimit të saj në NATO, e ndryshoi identitetin personal dhe merr mbiemrin e ri Shirokov.

Për operacion të ngjashëm të destabilizimit të Moldavisë dhe pengimin e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian më 2014, i dyshuar kryesor ishte Vladimir Popov.

Përmes Interpolit, Mali i Zi ka kërkuar ekstradim të dy agjentëve rusë, por ka pak gjasa të ndodhë kjo.

Moska zyrtare ka hedhur poshtë akuzat e përfshirjes në ngjarjet në Podgoricë, në tetor të vitit të kaluar, gjatë zgjedhjeve parlamentare në Malin e zi.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit Special të Shtetit ka marrë masa kundër 26 personave, ndërsa ngritja e padive paralajmërohet për 15 prill. Dy agjentët rusë do të gjykohen në mungesë, nëse ata nuk dorëzohen.

Gisht në këtë tentim të puçit kishin edhe shumë shtetas të Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat