Nikoliq merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Lajme

Nikoliq merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 11:59
Presidenti serb Tomlisav Nikoliq

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot raportin e rregullt tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për gjendjen në Kosovë.

Në këtë takim do të marrë pjesë presidenti i saj, Tomlisav Nikoliq.

Siç ka bërë të ditur zyra për informim e kreut të shtetit serb, Nikoliq në New York do të takohet me Volodimir Jelçenko Përfaqësues i Përhershëm i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, raporton media serbe.

Në mbledhjen e sotme të KS të OKB-së ku do të prezantohet raporti për Kosovën i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterrez do të flitet edhe për rastin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në raport thuhet se arrestimi i liderit të AAK-së, në Francë nxiti reagime të shumta si nga liderët politikë dhe institucional të Kosovës, po ashtu të opinionit të gjerë në Kosovë.

Në këtë dokument thuhet poashtu se përkushtimi i Serbisë dhe Kosovës për përparimin e dialogut është i dobët dhe humbja e momentumit rrit rrezikun që në procesin e normalizimit të ketë ngecje.

Sipas, Guterrez, gjatë periudhës tetor 2016-janar 2017, tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e kanë arritur “nivelin e shqetësimit, gjë që është treguar në retorikën nxitëse dhe akuzat në lidhje me çështjet dhe ngjarjet kontestuese.

Për këtë arsye ai i bën thirrje liderëve të të dyja palëve që të përmbahen nga retorikat nxitëse.

Shefi i OKB-së në këtë raport përmend edhe çështjen e murit, trenit serb dhe mos themelimin e asociacionit të komunave serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat