Përkrahësi i shqiptarëve, Eliot Engel që shërben si reprezentues i qarkut të 16 kongresional të New York-ut tregoi për arsyet se pse nuk ia dha dorën Trump-it.
Engel i kritikoi veprimet e presidentit Donald Trump në një shkrim të tij të publikuar në Daily News.
“Për 28 vite, gjatë administratave demokratike dhe republikane, e kam vështruar këtë traditë si një simbol të një bindjeje të fortë: pavarësisht se kush është në shtëpinë e bardhë, presidenti dhe kongresi duhet të punojnë bashkë në mënyrë që t’i kryejnë punët për popullin amerikan”, shkroi Engel për arsyen e veprimit të tij.
Megjithatë, ai shkrimin e tij e përmbylli me një qëndrim pozitiv duke thënë se do të vazhdojë të luftojë për gjërat që janë të rëndësisë më të madhe për banorët e New York-ut duke përmendur sigurimin shëndetësor, qasjen në edukim të fuqishëm, ekonominë që punon për të gjithë si dhe ta sigurojë lidershipin e Amerikës në botë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun më poshtë: http://www.nydailynews.com/opinion/refuse-shake-president-trump-hand-article-1.2985190.