Policia konfiskon disa armë në Han të Elezit

Lajme

Policia konfiskon disa armë në Han të Elezit

Më: 2 mars 2017 Në ora: 15:50
ilustrim

Policia e rajonit të Ferizajt njofton se pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari B.B (38 vjeçar) mund të ketë në posedim armë të paautorizuara, hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit , kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar disa armë.

1 pistoletë  TT  e kalibrit 7,62 mm, 1 karikator, 4 fishekë të kalibrit 7,62 mm,  3 pushkë gjuetie kalibër 12 mm dhe 10 fishekë të kalibrit 12mm.

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari lirohet, kurse lënda  procedohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat