Dodik: Formimi i ushtrisë së Kosovës, goditje për stabilitetin e rajonit

Lajme

Dodik: Formimi i ushtrisë së Kosovës, goditje për stabilitetin e rajonit

Më: 9 mars 2017 Në ora: 14:25
Kryetari i Republikës Serbe, Milorad Dodik

Kryetari i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka deklaruar të enjten se angazhimet e autoriteteve në Prishtinë për të formuar ushtrinë “janë goditje për stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”.

I pyetur të komentojë qëndrimet e Prishtinës dhe reagimet e NATO-s dhe SHBA-ve ndaj paralajmërimeve të tilla, Dodik shprehu kënaqësinë me faktin se NATO dhe SHBA i janë kundërvënë formimit të ushtrisë së Kosovës, të cilën presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka paralajmëruar që një kohë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat