Serbi demolon, shkollën, xhaminë, ambulancën dhe disa shtëpi në Novobërdë

Lajme

Serbi demolon, shkollën, xhaminë, ambulancën dhe disa shtëpi në Novobërdë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 18:40
Shkolla

Në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdës, një serb ka sulmuar dhe demoluar shkollën e fshatit, ambulancën, xhaminë dhe disa shtëpi private.

Nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, e ka konfirmuar sulmin e ndodhur për Klan Kosovën, por nuk ka mundur të japë detaje se me çfarë është kryer sulmi nëpër këto objekte dhe për çfarë arsye.

Ndërsa imami i fshatit, Nazmi Gashi, në një prononcim për mediat, ka deklaruar se sulmuesi ka thyer inventarin e xhamisë me një mjet të fortë – pa mundur ta përcaktojë atë.

“Te gjitha gjërat në xhami janë dëmtuar; ka ndodhur demolim i brendshëm. Gjithçka është dëmtuar, aparatet e rrymës, pjesa e brendshme, zhveshtorja etj. Sulmi është bërë nga një mjet i fortë”, ka thënë imami.

Gashi tregoi se, fatmirësisht, më momentin kur është kryer sulmi nuk ka pasur persona në xhami, ndaj nuk është lënduar askush.

Ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga sulmi që ka ndodhur në objektet tjera, apo shtëpitë private.

Mesohet se agresori është arrestuar nga policia, por ende nuk dihen motivet e sulmit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat