Shpend Ahmeti vizitë familjare nëpër Evropë, sot ishte në Zvicër

Lajme

Shpend Ahmeti vizitë familjare nëpër Evropë, sot ishte në Zvicër

Nga: B.S Më: 15 prill 2017 Në ora: 21:29
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Zvicër

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vendosur të shëtit Evropën.  I pari i Prishtinës, ka vizituar Eurpo park-un, në Gjermani, ndërsa pastaj ka shkuar në Zvicër bashkë me familjen e tij.

Ahmeti ka vizituar kopshtin zoologjik në qytetin Servion të kantonit të Vaudit në Zvicër.

Kujtojmë se Ahmeti para disa javëve është parë edhe në jahtë në Budvë. Vizita e këtij të fundit është komentuar shumë si në medie ashtu edhe nga shoqëria duke thënë se subjekti politik që i takon Ahmeti po e bllokon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës, ndërkohë që ata vetë bredhin lirshëm nëpër qytete të ndryshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat