Kërkohet ndriçimi i vrasjes së Komandat Drinit dhe vrasjeve tjera pas luftës

Lajme

Kërkohet ndriçimi i vrasjes së Komandat Drinit dhe vrasjeve tjera pas luftës

Nga: Bota sot Më: 8 maj 2017 Në ora: 19:27
Ilustrim

Ish Kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi ka kërkuar ndriçimin e vrasjes së komandantit Ekrem Rexha- Drini.

Në kujtim të 17 vjetorit të vrasjes së komandant Drinit, Latifi përmes një statusi në Facebook ka thënë se vrasja e tij ishte një humbje e madhe për qytetarët e Prizrenit dhe për gjithë Kosovën.

Sipas Latifit pa ndriçimin e plotë të kësaj vrasjeje makabre dhe vrasjeve të tjera tinëzare të pas luftës, nuk mund të qetësohen shpirtërat e familjarëve në Kosovë.

Komandanti Ekrem Rexha- Drini është vrarë pas luftës para shtëpisë së tij.

Postimi i plotë i Haki Latifit:

"Djema mos u ngutni, primitivizmit dhe agresivitetit do ti vjen fundi" Ekrem Rexha-Komandant Drini Në kujtim të 17 vjetorit të vrasjës së Komandant Drinit. Vrasja e Komandant Drinit 17 vite më parë para shtëpisë tij në mënyrë qyqare ishte një humbje e madhe për qytetarët e Prizrenit dhe gjithë Kosovës. Vrasja e tij e tronditi tërë Prizrenin dhe Kosovën, ishte një atak mbi vlerat e shoqërisë demokratike të Kosovës, mbi institucionet demokratike e shtetërore dhe mbi një komandant të njohur të UÇK-së, i cili me përkushtimin e një atdhetari dhe profesionisti ushtarak dhe njohës i 7 gjuhë të huaja dha një kontribut shumë të rëndësishëm për çështjen e Kosovës. Drejtësia duhet të veproj… Pa ndriqimin e plotë të kësaj vrasje makabre dhe vrasjeve të tjera tinëzare të pas luftës nuk mund të qetësohen shpirtërat e familjarëve në Kosovë! Lavdi jetës dhe veprës së komandant Ekrem Rexha-Drini!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat