Gazetari i njohur Ganimet Klaiqi, ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare, njofton Klan Kosova.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të Klaiqit.
“Të dashur miq e familjar, ju që na u keni gjendur pranë në këto ditë të vështira, ju njoftojmë se pas një sëmundje të rendë, sot ka ndërruar jetë me i dashuri ynë, Ganimet Klaiqi”, është njoftuar për vdekjen e Klaiqit në Facebook.
Klaiqi kishte përfunduar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, ndërsa nga viti 1997 ka punuar si gazetar në të përditshmen “Koha Ditore”.