Fansat pretendojnë se Ariana Grande ka ofruar mbulimin e të gjitha shpenzimeve për funeralet e viktimave në Mançester

Lajme

Fansat pretendojnë se Ariana Grande ka ofruar mbulimin e të gjitha shpenzimeve për funeralet e viktimave në Mançester

Më: 24 maj 2017 Në ora: 14:13
Ariana Grande

Ngjarja e tmerrshme që ndodhi dy ditë më parë në mega koncertin e këngëtares Ariana Grande në Mançester, la të vdekur plot 22 persona, dhe shumë të tjerë të lënduar.

E shokuar nga kjo situatë, Ariana anulo gjithë turneun e saj të koncerteve, gjersa edhe emocionalisht gjendja e saj nuk është aspak mirë, shkruan DailyMail.

Plot 22 viktimat pritet të shoqërohen për në banesën e fundit në një memorial të përbashkët, ndërsa thuhet se këngëtarja Grande ka ofruar marrjen e përsipër të gjitha shpenzimeve për funeralet dhe varrimin e trupave.

I gjithë ky pretendim vjen nga kontradiktat e fansave në rrjetet sociale, ku disa e kritikuan këngëtaren se ajo iku nga Mançester dhe nuk u gjend pranë familjarëve në ditën e varrimit sepse ishte minimumi që duhet të bënte, ndërsa disa të tjerë hedhin pretendimet se ajo mund të mos ketë qenë e pranishme për shkak të shokut që ka pësuar, por ka mbuluar të gjitha shpenzimet për funeralet e viktimave.

Ndërkohë, vet këngëtarja 23 vjeçare nuk ka pranuar të prononcohet lidhur me këtë temë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat