Presidentja kroate, kuq e zi në inaugurimin e Vuçiqit si president i Serbisë

Lajme

Presidentja kroate, kuq e zi në inaugurimin e Vuçiqit si president i Serbisë

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 18:34
Presidentja kroate në inaugurimin e Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar në Beograd me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Ajo ka udhëtuar në Beograd si e ftuar në inaugurimin e presidentit të ri serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq dhe Grabar Kitaroviq kanë biseduar në katër sy, kurse presidenti i Serbisë ka thënë se beson se marrëdheniet ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve do të përmirësohen deri në fund të vitit.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve se me presidenten kroate ka biseduar për problemet konkrete dhe se është shumë i kënaqur me takimin.

Ndërkaq ajo që ka rënë më së shumti në sy ka qenë veshja e presidentes kroate. E para e shtetit kroat është shfaqur në Beograd e veshur kuqezi. Nuk dihet nëse kjo është bërë qëllimisht apo presidentja kroate thjesht është ndjerë mirë me atë veshje.

Të kujtojmë se presidentja kroate vitin e kaluar ka qenë pjesëmarrëse edhe në inaugurimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Marrëdhëniet e Serbisë dhe Kroacisë janë në pikën më të ulët, pasi që të dy shtetet janë në një garë të armatimit dhe marrjes së primatit në Ballkanin Perëndimor.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat