Xhaferi: Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, duhet të votojë pro Kosovës në UNESCO

Lajme

Xhaferi: Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, duhet të votojë pro Kosovës në UNESCO

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 10:50
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ka thënë se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, por të votojë për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Xhaferi ka folur edhe për situatën politike në Maqedoni, punën e qeverisë në 100 ditët e para dhe ngjarjet e 27 prillit në Kuvend si dhe aferën e përgjimeve.

“Nuk ka alternativë tjetër për UNESCO-n, pasi Maqedonia ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka arsye të sillet ndryshe në kontekst të marrëdhënieve ndërkombtëare, edhe përkundër asaj që Serbia kërcënohet me masa reciprociteti në lidhje me çështjen e emrit”, tha Xhaferi.

Ai më tej shtoi se Kosova është potencial i madh tregtar për Maqedoninë, ndërsa ka folur edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë ku tha se raportet institucionale mes dy vendeve janë në nivel të duuhur dhe se duhet të zhvillohet edhe më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat