Arrestohet për tentim vrasje, ishte në arrati që nga maji

Lajme

Arrestohet për tentim vrasje, ishte në arrati që nga maji

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 16:34
ilustrim

Policia e Mitrovicës njofton se sot rreth orës 06:00, në rrugën ‘’Isë Mehmeti” në Vushtrri, është arrestuar një person, i dyshuar për rastin “vrasje në tentativë”.

Sektori Rajonal i Hetimeve në bashkëpunim me NJRSH dhe me një njësi nga Stacioni Policor Vushtrri, me Urdhër-kontrollin me numër UGJK.nr.41/17, të lëshuar nga Gjykata Themelore Mitrovicë, sot në orët e mëngjesit kanë bastisur shtëpinë e  personit G.S., 31 vjeçar, dhe njëkohësisht kanë arrestuar të dyshuarin në fjalë i cili ka qenë në arrati nga data 26 maj lidhur me rastin “vrasje në tentativë”.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit, të  dyshuarit G.S., 31 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policorë prej 48 orëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat