28 çmime NOBEL për Zvicrën, nga Dunant te Einstein deri te Hermann Hesse

Lajme

28 çmime NOBEL për Zvicrën, nga Dunant te Einstein deri te Hermann Hesse

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 4 tetor 2017 Në ora: 17:39
Ilustrim

Jacques Dubochet është zvicerani i 28 që fitoi çmimin NOBEL, i pari pas 2002, që edhe atëherë ishte në kategorinë e njëjtë të kimisë. Çmimi i parë NOBEL për një zviceran ka shkuar për Jean-Henri Dunant, 1901, pasi themeloi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.  Një vit më pas çmimin për paqe e fiton Élie Ducommun dhe Charles Albert Gobat. Intervali më i suksesshëm është 1945 dhe 1957, kur fituan nëntë çmime NOBEL. Një sukses të ngjashëm është përcjellë edhe në intervalin 1986 dhe 1996, me pesë çmime NOBEL - të gjitha në shkencat natyrore.

23 nga 28 fituesit e çmimeve NOBEL kanë qenë në kategorinë e shkencave natyrore, mes tyre edhe Albert Einsteini. Për letërsi këtë çmim e ka marrë Hermann Hesse në 1946./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat