Nga shtëpia në burg

Lajme

Nga shtëpia në burg

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 18:38
Aktivistet e VV-se

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Frashër Krasniqi në orën 13: 00 është paraqitur në Gjykatë, aty ku pritej të ipej verdikti për të dhe tre shokët e tij aktivistë të Vetëvendosjes.

Të katërt këta akuzohen se kanë sulmuar me zollë objektin e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të vitit të kaluar.

Frashëri as sot nuk kishte harruar që ta vishte fanellën ku në të është stampuar fotografia e Astrit Deharit, kolegu i tij, i cili ka vdekur në burgun e Prizrenit më 5 nëntor të vitit të kaluar në rrethana ende të pasqaruara.

Edhe Astriti ishte akuzuar për terrorizëm bashkë me Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Adea Batusha.

Image

Në kohën kur u zgjidh deputet, Frashëri ishte në arrest shtëpiak dhe për të shkuar në Kuvend i ishte dhënë leja e gjyqtarit.-

Para disa javësh ai u la i lirë. Por sot Krasniqi u rikthye sërish në paraburgim, pasi që Gjykata e dënoi me 8 vjet burg. Edhe Atdheu u dënua me 6, ndërsa Egzoni me 5 vjet e gjysmë. Ndërsa Adea me dy vjet.

Ky vendim ka mërzitur aktivistët e VV-së që kishin shkuar për t’i përkrahur ata, ndërsa deputetja  Donika Kadaj-Bujupi madje edhe ka sharë.

 

 
Image
Donika Kadaj

Jashtë disa kanë filluar të derdhin lot, ndërsa reagimi më i ashpër ishte nga nëna e Atdhe Arifit.

Image

Reagime për vendimin e gjykatës ka pasur edhe nga drejtuesit e Lëvizjes, ndërkohë që ata sonte në orën 20:00 do ta mbajnë në Prishtinë një tubim ku përmbyllet fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.  Këtë tubim nuk do të kenë mundësi ta shohin Frashëri, Atdheu dhe Egzoni pasi që gjyqtari pas dënimit ka vendosur që të tretë të shkojnë në paraburgim.

Image
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat