Media serbe: Zukorliq dhe Hashim Thaqi, kushërinj

Lajme

Media serbe: Zukorliq dhe Hashim Thaqi, kushërinj

Nga: Ismet Azizi Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 20:12
Zukorliq dhe Thaqi, kushërinj

Web faqja serbe “ Poreklo”: Zukorliq dhe Thaqi, kushërinj.

Themeluesi i web faqes “Poreklo”  (shq. Origjina) thotë se Shesheli është serb ndërsa  Zukorliqi është i afërt i Thaçit!

Krtiniq  ka shtuar se  dega BY611 e haplogroupës R1b, të cilës  i përket Zukorliqi, është e përfaqësuar në të gjithë popujt e Ballkanit, por është shumë karakteristikë për shqiptarët.

– Paraardhësi i përbashkët i kësaj dege ka jetuar para rreth 3.000 viteve. Është interesant  se Zukorliq gjenetikisht është  shumë i afërt i Hashim Thaçit, sepse ekziston rezultati i testimit të Hashim Thaçit nga Broja e  Drenicës  – zbuloi Krtini?, i cili shpjegoi edhe haplogroupën e Zukorliqit.

– Popujt keltë mund të jenë kushërinj shumë të largët  të Zukorliqit,  duke marrë parasysh se paraardhësi i tyre i përbashkët ka jetuar 6.200 vjet më parë. Nuk është e vërtetë se ky  haplogroup është në lidhje me 8% të serbëve dhe 0%  të rusëve, por është e ngjashme me 6% të serbëve dhe 6% të rusëve – tha themeluesi i “projektit të ADN-së serbe.”

Zukorliqi e bëri testin e ADN pasi u provokua nga  Shesheli!

Zukorliqi dhe Shesheli para disa javëve janë marrë me prejardhjen e njëri tjetrit,  dhe njëri tjetri ia kanë numëruar rrëzat e gjakut. Pasi që kreu i radikalëve Vojislav Sesel  për “Alo!”, tha se ADN-ja e kolegëve të tij të parlamentit Muamer Zukorliqit  padyshim tregon se ai është serb,  ish-myftiu na dha rezultatet e testit të tij të ADN-së dhe  përcaktoi se çfarë kishte për të treguar ADN Sheshelit.

Paraardhësit e Zukorliqit erdhën nga Lindja e Mesme përmes Kaukazit në Ballkan në periudhën para formimit të Ilirisë. Të gjitha popujt  kelt janë kushërinj të largët  të Zukorliqit, përfundon  ueb faqja “Poreklo”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat