Bashkëshortja pas vdekjes së aktorit Blerim Peci: E rëndë, s’mundem ta përshkruaj

Lajme

Bashkëshortja pas vdekjes së aktorit Blerim Peci: E rëndë, s’mundem ta përshkruaj

Nga: Bota sot Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 13:05
Blerim Peci dhe Afërdita Sopjani

Aktori Blerim Peci ka ndërruar jetë sot.

Për vdekjen e tij ka pasur reagime të shumta. Tani ka reaguar gruaja e tij, aktorja Afërdita Sopjani, e cila ka thënë se dhimbja është e rëndë dhe nuk mund të përshkruhet, përcjell Bota sot.

“Te Allahut jem dhe te ai do të kthehemi! Edhe pse….e rëndë , s’mundem me përshkruar….por , kjo është jeta! Gjithmonë në zemrat tona! E di që do na ruash nga lart! Varrimi i Blerim Pecit bëhet sot me Aksham në varrezat e Shipolit në Mitrovicë!”, ka shkruar Afërdita në Facebook.

Ndryshe, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryediplomati, Behgjet Pacolli i kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të aktorit të ndjerë, Peci. /BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat