Gjykata dënon publikuesin e videos ‘Xhihad kush t’i ka fry balonat’

Lajme

Gjykata dënon publikuesin e videos ‘Xhihad kush t’i ka fry balonat’

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 14:00
Pamje nga video

Nuk ishte familja ajo që publikoi vidën që u bë hit nëpër krejt Kosovën. Ishte një dyqan i telefonave të cilit i ra në dore videoja familjare të cilën më pas ata e publikuan në Youtube. Por e pësuan keq. Familja e raportoi rastin në gjykatë e dyqani u dënua. 

Një video e një gruaje në moshë me dy fëmijë që besohet të kenë qenë nipat e saj, është shpërndarë muajin e fundit duke u përdorur nga çdokush për humor

Mirëpo, mësohet se personi cili ka publikuar këtë video në njërin nga rrjetet sociale duke bërë pastaj bujë gjithandej, ka qenë i stafit të një ‘Mobi Shopi ‘ i cili si duket se është dënuar nga Gjykata, pasi kështu ai ka shkelur privatësinë e personave në fjalë.

Pas këtij publikimi filluan keq talljet me zërin e plakës dhe fëmijëve që u paraqitën në video.

Madje një remiks i kësaj videoje u bë edhe hit i diskotekave...deri aty arriti tallja. 

Ndryshe mëposhtë keni edhe videon në fjalë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat