Ministri serb: Kosova shtet i rremë, mund të shembet çdo sekondë - Bota Sot
Ministri serb: Kosova shtet i rremë, mund të shembet çdo sekondë

Lajme

E martë, 20 nëntor 2018

Ministri serb: Kosova shtet i rremë, mund të shembet çdo sekondë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 11:46
Nenad Popoviq

Kosova nuk është e pavarur, por serbët atje ende janë të pafuqishëm, shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk ka sjellë asgjë dhe shqiptarët janë të vetëdijshëm se një shtet i rremë është një kullë e kartave që mund të shembet çdo sekondë.

Kështu ka deklaruar ministri pa portofol për inovacion dhe zhvillim teknologjik i Serbisë,  Nenad Popoviq.

“Kosova është një vrimë e zezë e Evropës, një vend ku kriminelët udhëheqin, një narko-mafi, ka kaluar një kohë, maskat kanë rënë, Kosova nuk është e pavarur, po të ishte  askush nuk do të na shtynte të vazhdojmë bisedimet dhe të nënshkruajmë marrëveshje”, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test