Njohësi i zhvillimeve politike, Haki Abazi, ka uruar të gjithë shqiptarët për miratimin e ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni, përcjellë “Bota sot”.
Përmes llogarisë se tij, Abazi ka shkruar se, Gjuha Shqipe bëhet gjuhë e barabartë. Kjo është drejtësi e vonuar, por dëshmi se Gjuha Shqipe nuk ka me vdekë kurrë edhe pse u munduan për 110 vjet ta zhdukin.
Postimi i plotë:
110 vite ndalesë i erdhi fundi- URIME
1908- Kongresi Manastirit për alfabetin e gjuhës Shqipe
2018- Gjuha Shqipe bëhet gjuhë e barabartë. Kjo është drejtësi e vonuar por dëshmi se gjuha Shqipe nuk ka me vdekë kurrë edhe pse u munduan për 110 vjet ta zhdukin.
Shqiptarët janë faktorë në rajon dhe motor i integrimeve Evropiane të Ballkanit.