Vuçiq e ka gati udhëzuesin për bisedimet me Kosovën, njofton BE-në dhe shtetet botërore

Lajme

Vuçiq e ka gati udhëzuesin për bisedimet me Kosovën, njofton BE-në dhe shtetet botërore

Më: 4 prill 2018 Në ora: 10:08
Dodik dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë sot se nga 10 deri në 20 prill do të nis një tur në shtetet evropiane dhe botërore për t’i njoftuar me një udhëzues në lidhje me Kosovën.

Pas takimit me Presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik në Beograd, Vuçiq tha se nuk mund të flasë publikisht, por shtoi se ai nuk priste “lajme tepër të mira për Serbinë” nga ato bisedime.

“Ne nuk jemi në një situatë të lehtë, jo për shkak se qeveria e Anna Bërnabiq apo dikush nga ky brez është fajtor, kemi bërë shumë gabime më herët, shumë rrethana objektive nuk kanë shkuar krah për krah, por ne kemi mbetur për të mbrojtur vendin nga të gjithë,” tha Vuçiq.

Vuçiq gjithashtu deklaroi se pajtohet që kompanitë serbe të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar që do të zhvillohet nga 18 deri në 21 prill në Prishtinë.

“Biznesmenët më pyetën nëse po shkonim në këtë panair dhe u thash se ata kanë bekimin tim që të gjithë të shkonin në Prishtinë dhe se ata do të përfaqësonin më mirë Serbinë. Ne duam të rrisim ekonominë,” tha Vuçiq për gazetarët në Beograd pas takimit me Presidentin e Republikës Sërpska Milorad Dodik.

Presidenti i Republikës Sërpska Milorad Dodik tha në Beograd sot se Republika Sërbska do të monitorojë qëndrimin dhe politikën e Serbisë mbi çështjen e Kosovës dhe se kjo nuk do të ndryshojë.

“Ne ndjekim politikën e Serbisë, nuk jemi gati të japim pëlqimin që Bosnja të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe kjo nuk do të ndodhë. (…) RS për Kosovën ndjek politikat e Beogradit dhe Serbisë, ne do të bëjmë gjithçka që vendos kjo politikë,” tha Dodik në një konferencë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq e falënderoi Presidentin e RS për mbështetjen ndaj integritetit territorial të Serbisë dhe e informoi atë për zhvillimet e fundit në Mitrovicë, si dhe për idetë e paraqitura nga faktorë të ndryshëm socialë në Serbi gjatë dialogut të brendshëm për Kosovën.

Presidenti serb njoftoi sot se Serbia do t’i dhurojë Republikës Sërpska pesë milionë euro.

Ai tha se ky donacion i ri do të shkojë në Prijedor, Novi Grad, Mrkonjiq Grad, Bratunac, Sokolac, Novo Goražde, Trebinje dhe qytete të tjera.

Vuçiq tha se Serbia ka ndarë 500,000 euro për tempujt e Kishës Ortodokse Serbe në Federatën e Bosnje dhe Herzegovinës dhe 500,000 euro për punësimin e të rinjve.

Ai gjithashtu tha se Dodik i kërkoi atij të ndihmonte Serbinë të ndërtonte rrugën e Gacko Foca me 10 milionë euro, por për momentin Beogradi nuk mund të merrte një vendim të tillë.

Presidenti serb njoftoi se do të vizitojë Mostarin dhe Trebinën javën e ardhshme ku do të vizitojë një çerdhe të ndërtuar me fonde të siguruara nga Serbia. Presidenti i Republikës Sërpska e falënderoi Serbinë për ndihmë financiare për komunat në Republikën Sërpska, duke e vlerësuar atë si “shembulli më i mirë i marrëdhënieve të veçanta dhe lidhjeve të veçanta midis Serbisë dhe RS”.

Sipas Dodik, “aktiviteti institucional dhe politik pothuajse ka vdekur në BiH”.

“Të gjitha institucionet janë të paralizuar dhe marrëdhëniet në nivelin e Federatës janë aq komplekse sa as parlamenti dhe as qeveritë nuk funksionojnë.” Vetëm RS funksionon në BiH,” tha Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat