Çfarë po ndodh? Lista Serbe nis konsultimet me Vuçiqin

Lajme

Çfarë po ndodh? Lista Serbe nis konsultimet me Vuçiqin

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 14:41
Lista Serbe

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha sot se duke u bazuar në veprimet e palës së Kosovës lidhur me marrëveshjet e Brukselit dhe heshtjen e Bashkimit Evropian, kjo Listë ka filluar konsultimet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq për hapat e mëtutjeshëm.

Madje sipas Rakiqit, institucionet e Kosovës po tregohen pasive karshi sulmeve të fundit ndaj serbëve në të gjithë territorin e vendit.

“Sulmet e fundit ndaj serbëve dhe pronave të tyre në territorin e Kosovës, edhe ndaj fëmijëve dhe grave, pasiviteti i institucioneve të Kosovës, mosndëshkimi i krimit dhe sjellja injoruese ndaj tyre, na kanë shtyrë në që të fillojmë konsultimet me shtetin tonë dhe me presidentin Vuçiq”, është shprehur Rakiq.

Rakiq përmendi edhe deklaratat e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Kosovë si një arsye tjetër se pse kjo Listë duhet të konsultohet edhe me Beogradin.

“Deklaratat e përfaqësuesve të BE-së, papërgjegjshmëritë e tyre për ndërprerjen e procesit të kthimit të serbëve në Kosovë, mosimplementimi i marrëveshjeve, kërkojnë që ne si përfaqësues legjitim të serbëve të Kosovës, të konsultohemi me Serbinë dhe presidentin”, u shpreh Rakiq.

Ndryshe, Lista Serbe ka paraqitur tërheqjen nga koalicioni qeverisës qysh pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Kosovë, ani pse kjo Listë po vazhdon të mbajë postet ministrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat