Gjykata Supreme merr vendim të rëndësishëm për Sylejman Selimin dhe Sami Lushtakun (Dokument) - Bota Sot
Gjykata Supreme merr vendim të rëndësishëm për Sylejman Selimin dhe Sami Lushtakun (Dokument)

Lajme

Gjykata Supreme merr vendim të rëndësishëm për Sylejman Selimin dhe Sami Lushtakun (Dokument)

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 00:03
Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi

Ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku do të kthehen në Gjykatë. Supremja ka vendosur që rasti “Drenica 1” të kthehet sërish në rigjykim.

Avokati Tomë Gashi, që në procesin “Drenica 1” mbron ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka treguar se ky i fundit do të kthehet në rigjykim.

"Më në fund padrejtësia e qëllimshme ndaj Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi do të përfundojë, dhe së shpejti ai duhet të lirohet i pafajshëm”, ka thënë Gashi. 

“Ditën e fundit të punës së misionit të dështuar të EULEX-it në Kosovë ne ekipi i avokatëve mbrojtës të tij kemi pranuar aktgjykimin me të cilin është aprovuar ankesa jonë dhe rasti ‘Drenica 1’ është kthyer në Rigjykim ngase janë vërtetuar padrejtësitë ndaj tij dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së të dënuar padrejtësisht në këtë rast”, ka shtuar më tej ai.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, dikur edhe komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ambasador i Kosovës në Shqipëri,  është i dënuar me dënim unik prej 8 vjetësh për dy rastet, Drenica 1 dhe 2, mbi bazën e akuzave për krime të luftës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test