Gëzim Kelmendi e bën horë Qeverinë pasi ndau edhe 30 mijë euro për Bujar Bukoshin

Lajme

Gëzim Kelmendi e bën horë Qeverinë pasi ndau edhe 30 mijë euro për Bujar Bukoshin

Nga: N. Sh Më: 26 qershor 2018 Në ora: 16:21
Gëzim Kelmendi

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar ashpër pasi Qeveria e Kosovës ka ndarë përsëri 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit.

Kelmendi thotë se, është e padrejtë që një politikan të ketë mbështetjen shtetërore kurse një qytetarë i rëndomë mos të ketë as insulinë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, Qeveria PDK, AAK, NISMA dhe AKR po vazhdojnë me vendimet kundër popullit.

Ai përmend edhe vendimin për rritjen e pagave të Qeverisë.

Ky është postimi i plotë i Gëzim Kelmendit:

Shteti shpenzon 100 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit.

Deri kurrë more do ta shtypni popullin?

Edhe qeveritë e kaluara edhe kjo qeveri vazhdojnë me privilegje ndaj politikanëve në kurriz të popullit.

A nuk po iu mjaftojnë pagat e larta, meditjet dhe benificionet tjera, tash vazhdoni edhe me mbulimin e shpenzimeve të sëmundjes për politikanët.

Nuk është e drejtë që një politikan ta ketë mbështetjen shtetërore në çdo aspekt, e qytetari i rëndomtë të mos ketë as insulinë apo gjërat elementare në institucionet shëndetësore.

Qeveria e përbërë nga PDK, AAK, NISMA dhe AKR vazhdon me këto vendime në dëm të popullit.

Fillimisht ia dyfishojnë vetit pagën, pastaj nuk ja ndalin me meditje e udhëtime, e edhe në rast të sëmundjes për kolegët e tyre, ata i mbulojnë shpenzimet e shërimit.

E opozita pse po heshtë?

Ku është LDK dhe VV?

Pse po flejnë?

A i nuk iu vjen turp që edhe LDK edhe VV i kanë marrë nga rreth 200 mijë vota, e tash heshtin.

Heshtni, heshtni, por dijeni se ata votues që iu kanë votuar nuk kanë gjërat elementare për shërim, e ju mos ia ndalni vetit luksin.

Politikani duhet të jet shërbëtor i popullit e jo i privilegjuari i popullit.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat