Rakiq ardhjen e Gjuriqit në Kosovë e quan ‘moment historik’ - Bota Sot
Rakiq ardhjen e Gjuriqit në Kosovë e quan ‘moment historik’

Lajme

Rakiq ardhjen e Gjuriqit në Kosovë e quan ‘moment historik’

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 16:14
Foto

Në Mitrovicën e Veriut ka nisur takimi i drejtorit të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën Marko Gjuriq dhe sekretarit të Përgjithshëm të presidentit të Serbisë Nikola Selakoviq me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Kryetari i kësaj partie Goran Rakiq tha se ky është një "moment historik", pasi Kosovës i nevojitet paqe, prosperitet dhe siguri për gjeneratat e ardhshme.

Ai vuri në dukje se çështja e Kosovës është çështje e gjithë popullit serb dhe shtoi se deri më tash ata nuk kishin pasur mundësi kujt t’i drejtoheshin në Beograd,

Ndryshe, drejtori i ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën Marko Gjuriq ndodhet sot për vizitë në Mitrovicën e Veriut me leje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ai ishte arrestuar në mars të këtij viti pasi kishte hyrë në territorin e Kosovës pa respektuar institucionet shtetërore të vendit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...