Relaksit në bregdetin shqiptar gjatë këtyre ditëve të nxehta nuk u kanë rezistuar as krerët më të lartë shtetërorë të Kosovës.
Sot në plazhin e Shëngjinit janë parë presidenti Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, të cilët me vete kishin marrë edhe analistin Baton Haxhiu.
Media ka siguruar disa pamje teksa të tre argëtohen në plazh dhe lahen në det në turmën e njerëzve të tjerë që kanë shkuar për pushime atje.
Presidenti Thaçi shihet se ka vendosur një kapelë, por që vërehet mjaft mirë identiteti i tij.
Kujtojmë që para disa ditësh edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka kaluar pak kohë në bregdetin jugor të Shqipërisë.