Vuçiq nga Forumi i Alpbach: Do të flas me Thaçin, pavarësisht se sa e dhimbshme mund të jetë kjo

Lajme

Vuçiq nga Forumi i Alpbach: Do të flas me Thaçin, pavarësisht se sa e dhimbshme mund të jetë kjo

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 17:02
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili po qëndron në Austri së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës në Forumin e Alpbach, ka thënë se do të bisedojë me Thaçin pavarësisht faktit se sa e vështirë do të jetë.

“Do të takohem dhe do të flas me Thaçin, pavarësisht se sa e dhimbshme mund të jetë kjo, sepse kur nuk ka diskutime, atëherë ekziston rreziku që serbët të jenë të kërcënuar”, ka thënë Vuçiq në një lidhje direkte nga Austria.

 Ai ka folur edhe për takimet me partnerët ndërkombëtarë për mënyrën se si duhet të zgjidhet çështja e problemit të Republikës së Kosovës.

Vuçiq ka thënë se do të luftojë që të ruaj atë që është e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat