Presidentja e Kroacisë: Dikur fshihesha nga bombat e Serbisë, kurr se kam menduar paqen

Lajme

Presidentja e Kroacisë: Dikur fshihesha nga bombat e Serbisë, kurr se kam menduar paqen

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 21:07
Hashim Thaçi dhe Kolinda Grabar Kitaroviç

Gazeta britanike “Guardian” botoi një artikull mbi presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.

Kitaroviç mbron marrëdhëniet me Vladimir Putinin dhe hedh poshtë akuzat për tolerimin e nacionalistëve ekstremë. Ajo gjithashtu përmend Serbinë, apo “bisedimet e ashpra” përmes të cilave kaluan të dy vendet.

Ajo tha se ndërsa fshihej nga bombat, kurrë nuk e mendonte se do të vijë një kohë kur Kroacia dhe Serbia të jenë përsëri në paqe.

“Më vjen mirë që Presidentët Trump dhe Putin u takuan dhe unë shpresoj se marrëdhëniet e tyre do të vazhdojnë. Unë nuk shoh se si mund t’i zgjidhim disa nga problemet e mëdha që na prekin në Kroaci, BE dhe vende të tjera – si lufta në Siri – pa biseduar me Rusinë. [Negociatat me Serbinë] ishin një proces jashtëzakonisht i vështirë, por zgjidhja mbërriti shumë më herët. Duke u fshehur nga një bombë në një strehë në Zagreb, mendova se kurrë nuk do të vinte koha që Kroacia dhe Serbia të kthehen në paqe,” tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat