Mediet serbe "vajtojnë" qëndrimin e senatorit amerikan pro Kosovës

Lajme

Mediet serbe "vajtojnë" qëndrimin e senatorit amerikan pro Kosovës

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 10:58
John McCain

Mediet beogradase po merren edhe sot me senatorin amerikan, John McCain, i cili vdiq të shtunën e kaluar në moshën 81 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në tru.

Media serbe raporton se si McCain mbështeti fuqishëm Kosovën, kundër shtetit serb.

Sipas tyre, senatori nga Amerika në vitin 1999 mbështeti miratimin e një rezolute që do t’i jepte shpëtim presidentit Clinton për përdorimin e “çdo arme të njohur për njerëzimin” kundër forcave serbe.

“Gjatë bombardimeve në Serbi McCain mbështeti futjen e një rezolutë të veçantë që do t’i jepte pushtet më të madh të presidentit Klinton për “përdorim të të gjitha mjeteve të nevojshme për të luftuar NATO për Kosovën”, thuhet në shkrimin e kësaj të përditshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat