Drecun: Presidenti Vuçiq gjatë qëndrimit në Kosovë shpalos planin e tij për dialogun - Bota Sot
Drecun: Presidenti Vuçiq gjatë qëndrimit në Kosovë shpalos planin e tij për dialogun

Lajme

Drecun: Presidenti Vuçiq gjatë qëndrimit në Kosovë shpalos planin e tij për dialogun

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:45
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë vizitës që do t'i bëjë Kosovës më 8 dhe 9 shtator do të tregojë se si do të zhvillohet dialogu me shqiptarët si dhe do të ofrojë zgjidhje për çështjen e Kosovës.

"Me siguri do të ofrojë zgjidhje se si e sheh ai këtë çështje si dhe do të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të serbëve, në mënyrë që ta ketë të qartë se si të vazhdojë tutje", ka thënë Drecun.

Ai theksoi se në Uashington ekziston nisma për përmbylljen e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe këtë, sipas Drecun, Serbia duhet ta shfrytëzojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...