Lavrov në OKB: Përkrah dialogun Thaçi – Vuçiq - Bota Sot
Lavrov në OKB: Përkrah dialogun Thaçi – Vuçiq

Lajme

Lavrov në OKB: Përkrah dialogun Thaçi – Vuçiq

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 22:04
OKB

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov ka folur në New York, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i dhënë përkrahje atij që po zhvillohet aktualisht ndërmjet presidentëve Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi.

“Rusia e përkrahë zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë në vijë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne do të përkrahim zgjidhjen, e cila është e pranueshme për Serbinë”, ka thënë Lavrov.

Ai e ka tërhequr vërejtjen se marrëveshjet e arritura nën mbikëqyrjen e BE-së nuk po zbatohen. Kryediplomati rus ka thënë se ‘prezenca ushtarake e autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së po transformohet në bazë amerikane, dhe me këtë rast po krijohet edhe ushtria e Kosovës’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...